Home Lajme Gruaja, që i mposhti të gjithë burrat së bashku në këto zgjedhje

Gruaja, që i mposhti të gjithë burrat së bashku në këto zgjedhje

300 mijë e 788 vota.

Ky është numri i personave që e votuan Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu, ajo u bë politikania më e votuar në këto zgjedhje.

Ajo ka marrë vota më shumë se të gjithë politikanët meshkuj të partive tjera, që ishin kandidatë për kryeministër.

Enver Hoxhaj ka marrë 100 mijë e 518, Avdullah Hoti, 69 mijë e 640, Ramush Haradinaj 41 mijë e 406 dhe Fatmir Limaj 17 mijë e 703.

Osmani ka qenë pjesë e listës së Vetëvendosjes në këto zgjedhje, derisa ka shpallur kandidaturën për presidente të vendit.

Në bazë të deklaratave, ajo do të mund të zgjedhjet në këtë pozitë, derisa Albin Kurti do të jetë kryeministër.Image

Most Popular