Home Sport Zyrtare: Suad Sahiti shkon te vllau i tij te Sibenik

Zyrtare: Suad Sahiti shkon te vllau i tij te Sibenik

Sulmuesi anësor Suad Sahiti është lojtar më ri i Shibenikut, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023.

26-vjeçari do ta veshë fanellën me numrin 77 dhe pas shumë vjetësh ai do të luajë së bashku me vëllanë e tij Emirin.

Sahiti karrierën e tij profesionale e filloi në Maqedoni të Veriut, më saktësisht në Rabotniçki, ku regjistroi 70 paraqitje, duke shënuar 8 gola dhe 6 asistime.

Pas lojërave të shkëlqyera, ai u largua nga Rabotniçki, duke luajtur me klube si Skënderbeu, AE Larisa, Septemvri Sofja.

Ai pastaj bëri karrierë te Ekstraklasa të Polonisë ku luajti për Wisla Plockun, ndërsa para se të kalonte te Shibenik ai luajti për Zrinjski Mostarin e Bosnjës.

Most Popular