Home Lajme Vdes Ceka e ‘Diçka po zihet’

Vdes Ceka e ‘Diçka po zihet’

Në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka në emisionin “Diçka po zihet”.

Lajmin e ka bërë të ditur partnerja e saj në emision, Xheraldina Vula, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Syri Kosova.

Me fjalët që tha, Xheraldina bëri një dedikim prekës për miken e saj.

“Ceka na la. Partnerja ime e Diçka Po Zihet per 15 vjet me radhe nuk e perballoi sulmin e tmerrshem te kovid-19. Kuzhina televizive shqiptare kurre me nuk do te jete njesoj pa ty Ceko. Ke vene themelet e nje kuzhine fantastike sa tradicionale aq dhe moderne. Librat e tu jane ne cdo shtepi aty ku deshirohet te hahet mire. Do te me mungosh shume Ceko” shkroi Xheraldina.

Ngushëllime familjes.

Image

Most Popular