Home Lajme Fahredin Spahija deshprohet keq pasi mori vetëm 1736 vota, akuzon Safet Kamberin...

Fahredin Spahija deshprohet keq pasi mori vetëm 1736 vota, akuzon Safet Kamberin për ndërskamza


Kandidati i LDK-së për deputet nga Mitrovica, Fahredin Spahija, duket se nuk po mund t’i bëjë ballë faktit që mori pak vota.

1736 votat e marra në total, kanë acaruar Spahiun, i cili ka akuzuar kryetarin e LDK-së në Mitrovicë dhe gjithë degën, shkruan “Jepi zë”.

Për Safet Kamberin, Spahija ka thënë se ka vendosur ndërskamza dhe ka menaxhuar keq fushatën.

Ky është statusi i plotë:

Të nderuar votues besnik të LDK-së në Mitrovicë dhe gjithandej Kosovës, shokë, miq e dashamirë të respektuar, faleminderit për përkrahjen e shprehur përmes votës suaj!

Pas shpalljes së rezultateve finale të zgjedhjeve, rezulton se si kandidat i listës së LDK-së me numrin render 53, kam arritë me i ba gjithsejtë 1.736 vota, që janë të pamjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit!
Arsyeja kryesore e këtij rezultati individual tejet të dobët është padyshim rënja rapide e votuesit të LDK-së si në Mitrovicë (2.000 votues) ashtu edhe në tërë Kosovën (103.000 votues).
Për arsyet tjera që kanë të bëjnë ekskluzivisht me keqmenagjimin e fushatës nga dega e LDK-së në Mitrovicë dhe Shtabit të saj të udhëhequr nga vetë krytari i degës por edhe për ndërskamzat e prapaskenat e krijuara për ta dëmtuar fushatën time personale, do të shprehem në ndonjë rast tjetër duke nxjerr në pah shëmtitë që në Mitrovicë, e kanë dëmtu dukshëm procesin parazgjedhor por edhe ate zgjedhor, brendapartiak…
Në fund, LDK-së i uroj këndellje sa më të shpejtë dhe zgjedhje të një udhëheqësi të denjë që do ta stabilizoj partinë në vitet në vijim.

Me respekt, Fahredin Spahija.

Most Popular