Home Sport Përgjigjja epike e Mourinhos kur pyetet për formën e Bale

Përgjigjja epike e Mourinhos kur pyetet për formën e Bale

Sulmuesi Gareth Bale është bashkuar me Tottenhamin këtë verë në formë huazimi.

Për arsye të lëndimeve të vazhdueshme dhe përshtatjes jo të mirë në klub, Bale nuk e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme huazimin te Tottenhami, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, së fundmi ai ka rigjetur formën e tij dhe po shënon gola.

I pyetur mbi formën e tij, menaxheri Jose Mourinho është përgjigjur shkurtimisht: “Pyetne Real Madridin”.“Pyesni Madridin, mbase nëse ata ju përgjigjen, ju mund ta kuptoni pse u desh një kohë. Ndoshta të qenit i durueshëm ishte arsyeja kryesore,” tha ai në konferencën e tij për shtyp.

Most Popular