Home Lajme Prokuroria jep detaje se si përmes përgjimeve arrestuan 8 policë

Prokuroria jep detaje se si përmes përgjimeve arrestuan 8 policë

Për aksionin e sotëm të zhvilluar e ku janë arrestuar tetë zyrtarë policor të dyshuar për disa veprat penale nga Prokuroria Themelore e Prishtinës me Inspektoratin Policor, në një konferencë për media kanë folur prijësit e policisë, prokurorisë e inspektoratit.

Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi, dha detaje shtesë për aksionin e sotëmL

“Janë arrestuar 8 polic, prej tyre dy femra dhe një i nacionaliteti serb” tha Lumezi

Sipas tij asnjë fajtor nuk do ti shmanget drejtësisë dhe se herët a vonë do te dënohen.

“Rasti po hetohet qe një vit me masa të fshehta dhe kemi ardhur në përfundim se duhet kapur edhe disa persona.” tha Lumezi

Lumezi tregoi se me urdhër të gjykatës janë bastisur shtëpitë e tyre ku janë konfiskuar 8 teledona nje auto e gjësende tjera.

Ndërsa Drejtori i policisë Samedin Mehmeti, tha se policia është e përkushtuar për polici ne integritet.

“Kjo tregon se jemi të përkushtuar për luftimin e të gjitha dukurive negative” shtoi ai.

Tutje, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, tregoi se pas raportimit të rastit, IPK me Policinë e Prokurorinë kanë arretuar 8 persona.

Ndryshe, inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës) .

Most Popular