Home Lajme Banorët e fshatit Tërdec akuzojnë Ramiz Lladrovcin, për kanalizimin e lënë në...

Banorët e fshatit Tërdec akuzojnë Ramiz Lladrovcin, për kanalizimin e lënë në harresë

Banorët e fshatit Tërdec nga Komuna e Drenasit tash e sa kohë janë duke u përballur më një problem siq e quajnë ata “lënjën e gypave të kanalizimit në mëshirën e fatit”. E fajin kryesor ja kanë hedhur Kryetarit të tanishëm Ramiz Lladrovci pasi që e ka lënë në harresë këtë project duke u marrë me punët mbrenda partisë dhe duke u interesuar për punët e fushatës. Duke lënë projektet në gjysmë të punës dhe duke u akuzuar nga disa banorë për lojra politike dhe dallavere, shkruan Rajoni.org.

“Shikojeni tmerrin në Tërdec, çfarë gjendje katastrofale gjinden gypat e kanalizimit që janë lënë nën mëshirën e fatit për shkak që kryetari Ramiz Lladrovci nuk e ka mendjen këtu por si do të ja bëjë me kandidaturën që po i rrezikohet nga njerëz të tjerë të PDK-së. Kjo është gjendja e tmerrshme në fshatin Tërdec, fshat ky i lënë në harresë nga qeverisja e Lladrovcit. Ramiz, lëri dallaveret e lojërat politike e merr veprime konkrete në funksionalizimin e plotë të projekteve.”-ky është komenti për gjendjen aktuale të këtij problemi.

Most Popular