Home Sport Bayern apo Dortmund, sonte nga ora 18:30

Bayern apo Dortmund, sonte nga ora 18:30

Sonte në ora 18:30 luhet derbi gjerman ai në mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund. Bavarezët presin në Allianz Arena, Dortmundin e cila këtë edicion ka lënë shumë për të dëshiruar duke mos pasur një formë stabile. Bayern gjindet në vendin e parë vetëm dy pikë larg vendit të dytë dhe me një fitore eventuale vazhdon qëndrimin në po atë pozitë kurse Dortmund është në vendin e pestë me 39 pikë të grumbulluara. Lufta në gjermani për titull dhe për vendet që dërgojnë në kompeticione europiane është bërë mjaft e madhe pasi të gjitha skuadrat që synojnë këto objektiva janë afër me njëra tjetrën me pikë.

Në këtë takim të dyja skuadrat kanë mungesa të mëdha, por më të rëndësishmet jan tek Dortmund qka e bëmë më favorit skuadren bavareze.

Mungesat te Bayern janë këto: Costa, Kouassi, Pavard, Tillman dhe Tolisso kurse tek Dortmund Akanji, Guerreiro, Piszczek, Schmelzer,Witsel, Sancho dhe Reyna këta tre të fundit pritet të ndikojnë shumë në lojën e Dortmundit.

Most Popular