Home Lajme Krerët e shtetit dhe numër i madh i qytetarëve drejt Prekazit, Tregojnë...

Krerët e shtetit dhe numër i madh i qytetarëve drejt Prekazit, Tregojnë se marsi është i Jasharajve

Sa herë vjen marsi edhe pse në kalendar është muaji i vitit, në kalendarin e festave është Epopeja e UÇK-së e në mendjet tona është marsi i Jasharjve, shkraun rajoni.org.

Ani pse në kohë pandemie Komuna e Skenderajt ka organizuar ativitete me masa të shtuara, kjo nuk i ka penguar qytetarët e shumtë të vijnë në Prekaz të nderojnë sakrificen e Jasharajve.

Në mëngjes krerët e institucioneve shtetërore kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe janë pritur nga djali Hamëz Jasharit dhe njëherësh Kryetar i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Edhe pse koha me motë të ftohtë dhe gjendja aktuale me pandeminë nuk i ka penguar qytetarët anembanë Kosovës, të vijnë dhë të nderojnë ata që ranë për të ms vdekur kurrë.

5, 6 dhe 7 marsi janë ditët e lavdisë, e sot më 6 mars është numër i madh i qytetarëve që po vizitojnë Prekazin dhe nesër edhe kur do të përmbullet nata e zjarreve pritet të ketë numër më të madh të atyre që do të shkojnë të nderojnë familjen Jashari, Kryetari Bekim Jashari ka apeluar që qytetarët të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër pandemisë në të mirë të shëndetit të qytetarëve./Rajoni.org/

Most Popular