Home Sport Superliga e Kosovës me dy super ndeshje sot, spikatë Prishtina - Llapi

Superliga e Kosovës me dy super ndeshje sot, spikatë Prishtina – Llapi

Në Superligën e Kosovës do të shohim dy super ndeshje në kuadër të javës së 23-të.

Gjatë ditës së djeshme është hapur xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës, ndërsa sot do të shohim edhe dy ndeshje tjera, shkruan lajmi.net.

FC Gjilani dhe Arbëria do të luajnë në stadiumin e qytetit të Gjilanit “Agim Ramadani”.

Klubi nga kryeqyteti, FC Prishtina, do të mirëpres në stadium KF Llapin, kjo e fundit e cila po kalon në një formë shumë të mirë.

Të dy ndeshjet zhvillohen në të njëjtin orar, pra, 13:00.

Most Popular