Home Lajme Tragjedi në familjen shqiptare: Koronavirusi u merr jetën dy prindërve dhe djalit...

Tragjedi në familjen shqiptare: Koronavirusi u merr jetën dy prindërve dhe djalit të tyre të vetëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Rubikut dhe mbarë opinionin publik.

Tre anëtarë të së njëjtës familje në këtë qytet kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh si pasojë e Covid-19.

Të ndjerit janë çifti i bashkëshortëve Hamit Cara, Dushe Cara, dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara.

Mësohet se prindërit ishin 73 dhe 75 vjeç, ndërsa djali i tyre i vetëm ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

Fillimisht ka humbur betejën me sëmundjen kryefamiljari, ndërsa të nesërmen kanë gjetur vdekjen edhe djali dhe bashkëshortja e tij.

Shqipëria ndodhet në një situatë të rënduar me koronavirusin, ku në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me sëmundjen 21 persona, duke e çuar në 1897 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë.

Pas shkurtit, që u mbyll me shifra rekord fatalitetesh si pasojë e COVID-19, edhe ditët e para të marsit nuk janë më pak të zymta.

Të dhënat demografike flasin për një tkurrje të popullsisë. Përgjatë vitit pandemik janë më shumë se 6500 humbje jete më tepër në raport me mesataren e viteve të kaluara.

Most Popular