Home Lajme Vjen një lajm i ri për vizat e kosovarëve

Vjen një lajm i ri për vizat e kosovarëve

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen spektik se këtë vit Kosova do të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, pasi ata po konsiderojnë pengesë mos definimin e marrëdhënieve Kosovë-BE në aspektin kontraktual , si dhe mungesën e luftës kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me deklarimet e fundit të zyrtarëve të BE-së ku sipas tyre Kosova duhet të bëjë vetë përpjekje për njohje dhe liberalizim vizash, e ku madje disa shtete të saj po e kontestojnë mundësinë që Kosova është e gatshme për liberalizim vizash, Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane(EPIK), në një intervistë për Ekonomia Online i konsideron këto deklarata si qëndrime konsistente, e madje sipas tij Kosova nuk ka shënuar progres në këtë drejtim.

“Por këto janë qëndrime konsistence, disa vende anëtare tashmë një kohë të gjatë, në veçanti shteti sikur Franca e cila tani më edhe zyrtarisht ka konfirmuar që nuk konsideron se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave, me theks të veçantë në çështjen e sundimit të ligjit, respektivisht luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, dhe në këtë drejtim shtetet sikur Franca thonë që kanë kaluar pesë vite, prej kur Kosovës i kemi kërkuar progres në këtë fushë dhe pas pesë viteve kemi ende zero raste në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, dhe jo vetëm që nuk kemi shënuar progres por kemi shënuar regres”, tha Shasha.

Tutje ai thekson që faji kryesor për mos liberalizim vizash i takon institucioneve të Kosovës, sepse kanë pasur një mundësi të mirë në vitin 2016 që të përfitojnë së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

“Patjetër, fillimisht duhet thënë që faji për mos liberalizim të vizave i takon institucioneve të Kosovës, sepse BE-ja ja ka hapur derën Kosovës që të përfitojë nga liberalizimi i vizave në vitin 2016, dhe që atëherë Kosova e ka pasur mundësinë e artë, që së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë të përfitojë nga liberalizmi i vizave, dhe ato dy shtete përfituan ne mbetëm mbrapa, për fajin tonë sepse në mes thyerjes dhe izolimit për qytetarët e Kosovës dhe një çështje sikur demarkacioni ne zgjedhëm demarkacionin. Dhe tani prej vitit në vit gjërat po bëhen më komplekse, vitin e kaluar dhe tash kemi pandeminë dhe në këtë kontekst është shumë e vështirë të imagjinosh se në një mjedis ku Gjermania po rivendos kufijtë me Austrinë, dhe Çekinë,  është vështirë të mendosh që tash do hap me një vend të tretë siç? është Kosova. Prandaj konsideroj që në këtë drejtim sa i përket këtij viti nuk duhet pasur shpresa se do ketë ndonjë progres”, thekson ai.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike, Afrim Hoti në një intervistë për Ekonomia Online tha që procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur pasi që marrëdhënia Kosovë-BE nuk është definuar në kontekstin kontraktual.

“Definitivisht procesi po bëhet i bezdisshëm, dhe në pika të caktuara këtu e kam fjalën kryesisht për Bashkimin Evropian, ku po humbet kredibiliteti për faktin që Kosova në mënyrë të vazhdueshme është përballë me kushte e parakushte të tjera ndërkohë që asnjëherë nuk ka marrë rezultatin që ka merituar. Mbi këtë bazë jemi i vetmi vend që sot as nuk kemi raporte kontraktuale dhe as nuk kemi raporte të qartësuara me BE-në, që praktikisht këto janë argumente që po e përmbyllin në fakt atë proces që ne po i themi dialog. Është definitivisht e rrugës dhe është e dëshirueshme që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur, për faktin që kemi një administratë të re në ShBA, dhe kemi një qeveri të re në Kosovë”, tha Hoti.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Shasha tha se është krijuar një mjedis pozitiv sa i përket dialogut, pasi tani ka një bashkërendim në mes ShBA-së dhe BE-së për këtë çështje.

“Tani sa i përket dialogut është krijuar një mjedis më pozitiv për avancimin e dialogut krahasuar me një vit më parë ose dy vite më parë. Kjo krejt për dy arsye, e para se po shohim një bashëkrendim, çdoherë e më të madh nga SHBA-të dhe BE-ja. Dhe e dyta, Matheë Palmer,  përfaqësuesi i veç?antë i departamentit të shtetit për Ballkanin përëndimor, pak ditë pas deklaratës së presidentit Biden, e përsëriti të njëjtin mesazh por në një nivel më të Ballkanit Perëndimor dhe tha se ShBA-ja e mbështet dialogun. Dhe kemi një arsye tjetër sepse për herë të parë do kemi një kryeministër i cili do gëzojë legjitimitet të plotë dhe të paprecedentë, dhe kjo do rritë legjitimitetin e tij”, u shpreh tutje Shasha.

Ndërsa, Hoti tha që në procesin e dialogut ka ardhur koha që Kosova të përfitojë diç?ka nga ky drejtim sepse ka qenë një proces i dhimbshëm për vendin.

“Janë ndërrmarë veprime dhe hapa të tjerë këtu e kam fjalën për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dorëheqjet e tyre, pra nuk kanë qenë procese krejtësisht i padhembshëm dhe nëse Kosova ka qenë e aftë ose ka treguar gatishmëri që të ecet në këtë drejtim, definitivisht ka ardhur koha që ajo të përfitojë diç?ka dhe përfitimi i saj do të ishte përmbyllja  e bisedimeve dhe njohja reciproke me Serbinë”, theksoi ai.

Hoti tutje thotë që shumë pak janë gjasat që Kosova të marrë statusin e vendit, kandidatë për anëtarësim në BE, madje thotë që do ta ketë shumë të vështirë arritjen e këtij statusi, sepse nuk ka raporte të qarta me BE-në.

“Shumë pak e besueshme për faktin që fatkeqësisht Kosova ende nuk ka raporte të qarta me BE-në, pesë vendet e saj nuk njohin shtetësinë juridike të Kosovës dhe mbi këtë bazë është pothuajse e pamundur të paktën në kuptimin formal që të merret statusi i vendit kandidat, sepse ky status u takon vetëm shteteve të pavarura dhe që janë të njohura ndërkombtarisht kur dihet fakti që ky status duhet të miratohet në parlamentet kombëtare dhe atëherë e shoh si pengesë formale që të paktën para marrëveshjes me Republikën e Serbisë dhe para njohjes reciproke Kosova do ta ketë të vështirë që të merr statusin e vendit kandidat”, u shpreh tutje Hoti.

Si përfundim Hoti tha që rrezikohet humbja e milionave nga fondet e IPAS-së, si pasojë e mos zbatimit të MSA-së.

“Definitivisht po MSA-ja është storie në vete dhe pavarësisht këtyre proceseve të tjera politike duhet të merret shumë seriozisht sepse dhe përkundër statusit politik Kosovës megjithatë i është trasuar një rrugë e veç?antë e ecjes përpara. Përfitimet e deritashme kanë qenë vërtëtë minore, dhe kjo ka ardhur si pasojë e qeverisjeve të brishta që kemi pasur kohëve të fundit dhe agjendën evropiane që kohë pas kohë është lënë pas dore”, përfundoi Hoti.

Most Popular