Home Sport Feronikeli do jetë nikoqir i Dritës në ndeshjen e sotme të Superligës

Feronikeli do jetë nikoqir i Dritës në ndeshjen e sotme të Superligës

Superliga e Kosovës në futboll do sjell një duel mjaft interesant në kuadër të xhiros së 23-të.

Feronikeli kërkon të lë anash humbjet dhe formën e dobët që pati në ndeshjet e fundit, djemtë e Klodian Duros mposhtën Arbërinë në duelin e fundit dhe tani ata kërkojnë ta bëjnë të njëjtën gjë ndaj Dritës, transmeton lajmi.net.

“Nikli” gjendet në pozitën e gjashtë me 27 pikë total.

Ndërsa, Drita kërkon që të rikthehet si lidere e Superligës, gjilanasit qëndrojnë në pozitën e tretë, pas fitoreve të Prishtinës dhe Ballkanit.

Drita mban pozitën e tretë me 47 pikë, po aq sa Prishtina dhe një pikë më pak se lideri, Ballkani. Në rast të fitores, Drita do të ngjitej në pozitën e parë.

Orari i ndeshjes, Feronikeli – Drita, Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Ora: 13:30.

Most Popular