Home Sport Ibra kthehet tek kombëtarja e Suedisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Ibra kthehet tek kombëtarja e Suedisë për ndeshjen ndaj Kosovës

ëtë sezon, Zlatan Ibrahimovic është më në formë se kurrë më parë. Autori i 16 golave në 20 ndeshje me Milan, Ibra mund të kthehet sërish në Kombëtaren e Suedisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

Sipas informacionit nga faqja suedeze “Fotbolldirekt’, ish-lojtari i PSG do të kthehet në kombëtare. Pesë vjet pasi njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja, Zlatan pritet të jetë në listën e 23 lojtarëve që do të luajnë ndeshjet e ardhshme të Suedisë në fund të marsit, kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës. Traineri Janne Andersson tashmë ishte takuar me lojtarin disa muaj më parë për të diskutuar dëshirën e tij për të luajtur përsëri për Suedinë.

Ndeshja Kosovë – Suedi do të luhet më 28 mars.

Most Popular