Home Sport Largimi i Alaba, Bayerni shikon Koulibaly si zëvenësuesin ideal

Largimi i Alaba, Bayerni shikon Koulibaly si zëvenësuesin ideal

Liverpooli, që po kalon një krizë rezultatesh, është vënë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e ‘The Reds” kanë si prioritet për merkaton e verës, mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili është edhe objektivi kryesor i Bayernit të Mynihut për të përforcuar repartin e prapavijës, pasi konsiderohet si pasuesi ideal i Alabës, që do të largohet nga klubi bavarez në fund të sezonit.

Kërkesa e presidentit të Napolit për kartonin e 29-vjeçarit është 60 milionë euro, por çdo gjë është e lidhur edhe me ecurinë e skuadrës napolitane, nëse do të sigurojë Championsin për sezonin e ardhshëm.

Most Popular