Home Sport Xavi Hernandez e fiton titullin e parë në ligë si trajner

Xavi Hernandez e fiton titullin e parë në ligë si trajner

Xavi Hernandez e ka fituar titullin e parë të ligës si trajner, pasi e udhëhoqi Al Saddin drejt triumfit në QNB Stars League në Katar.

Fitorja e Al Saddit 3:0 kundër Umm Salal nënkuptoi se skuadra e Xavit e fitoi titullin e kampionit në Katar, katër javë para përfundimit të kampionatit, transmeton Gazeta Express.

Al Saddi e krijoi një epërsi prej 13 pikëve ndaj vendit të dytë, Al Duhail, me fitoren kundër Salal.

Por ky nuk është trofeu i parë për legjendën e Barcelonës në krye të Al Sadd, pasi ai i ka fituar gjashtë trofe në përgjithësi si trajner i klubit nga Katari që prej vitit 2019.

Vitin e kaluar, ai e fitoi Kupën e Katarit, Superkupën, Kupën e Emirit dhe Kupën e Yjeve.

Most Popular