Home Sport Chelsea “kokë më kokë” me Man City-n për Adrien Rabiot

Chelsea “kokë më kokë” me Man City-n për Adrien Rabiot

Chelsea është gati bashkohet garës me Manchester City-n për të siguruar shërbimet e yllit francez të Juventusit, Adrien Rabiot.

Pas një sezoni të parë të veshtirë, Rabiot është rritur ndjeshëm në të dytin, ku ka bërë paraqitje mjft të mira si mesfushor defensiv.

Pavarësisht kësaj, ka sugjerime që francezi mund të shitet nëse ofrohet vlera e caktuar me Andrea Pirlon që dëshiron të rindërtojë skuadrën.

Pirlo ka ambicie për të nënshkruar me Manuel Locatellin dhe Paul Pogba, ndaj Rabiot mund të shitet për vetëm 20 milionë euro.

Në fakt është trajneri Thomas Tuchel që e do Rabiot, meqenëse në atë pozitë kanë treshen N’Golo Kante, Mateo Kovacic dhe Jorginho.

Most Popular