Home Lajme Tragjedia në Gradicë, dorëzohet edhe personi i dytë i dyshuar

Tragjedia në Gradicë, dorëzohet edhe personi i dytë i dyshuar

Sot është dorëzuar në polici i dyshuari i dytë për vrasjen e cila ndodhi në Gradicë të Drenasit. Ai është djali i Xh.B, dhe është 19 vjeçar, ai është dorëzuar më vonë sesa babai i tij.


Ndërkohë për dorëzimin e Xh.B policia ka njoftuar me anë të një njoftimi për media.


“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka konfirmuar policia.

Rasti është hapur si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Most Popular