Home Lajme Në prani të prindërve vetura godet për vdekje një 7 vjeçar në...

Në prani të prindërve vetura godet për vdekje një 7 vjeçar në Lipjan

Një këmbësor ka vdekur në fshatin Rusicovc të Lipanit, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje. Për këtë rast policia ka arrestuar ngasësin e veturës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Burime të IndeksOnline nga vendngjarja kanë bërë të ditur se në momentin e goditjes nga vetura fëmija ka qenë i shoqëruar së bashku me prindërit e tij.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Audi dhe një këmbësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori. S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, theksoi Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Most Popular