Home Lajme Organizoi dasmën e djalit në kundërshtim me masat anti-covid, suspendohet zyrtari policor

Organizoi dasmën e djalit në kundërshtim me masat anti-covid, suspendohet zyrtari policor

Nënkoloneli nga Gjilani, shef i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Nijazi Kolgeci, është suspenduar nga puna për arsye se organizoi dasmën e djalit në restaurant në kundërshtim me masat e vendosura anti-covid ku pati shumë të ftuar e nuk lejohet fare organizimi i tyre.


E krejt kjo ngjarje nuk kaloi pa u vënë re nga inspektorët e AUV-it, të cilët dolën në terren dhe morën të gjitha masat e duhura.


“Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor (nënkoloneli policor) është suspenduar”, ka konfirmuar IPK për Gazetën Express.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacionet e para lidhur me rastin në fjalë nga Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjilan. Pas pranimit të informacioneve, IPK ka pranuar rastin e kompletuar nga Policia dhe rasti është përcjellë në Departamentin e Hetimeve të IPK-së . Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor (nënkoloneli policor) është suspenduar. Veprimet e tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorinë kompetente e cila ka autorizuar hetuesit të ndërmarrin veprime hetimore dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Most Popular