Home Lajme Një përçarës e paranojak si Hysni Mehani

Një përçarës e paranojak si Hysni Mehani

Një shkrim i botuar në gazetën online Vision Mega që ka të bëjë kryesisht me ofrimin në mes të Bekim Jasharit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit e paska acaruar tej mase asamblistin gjaknxehtë të LVV në Kuvendin e Skenderajt, Hysni Mehana. I zhgënjyer në anëtarësinë e vet pse nuk i dhanë vota të mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, Mehana me folozofinë e tij, u kthye nga Drenica dhe e çortoi, pse atij nuk i dhanë vota, ndërsa Ganimete Musliut e Bekim Haxhiut – Kamishi po. “Drenicë, t’du pafund! Veç jo edhe kur e ke votu Ganimete Musliun e Kamishin”, ka thenë ai. A e ke thenë këtë zotëri Mehani, apo kanë shpikur portalet e Sami Lushtakut e të Bekim Jasharit. Bile e ke çu veten aq poshtë sa që i ke quajtur të mjerë e të ulët Ganimetën e Kamishin. “Oh sa të mjerë e të ulët. Nuk të përfaqësojnë ty, Drenicë”, ke thenë ti zotëri Mehani.

Në filozofinë tënde vërtetë të mjerë të mungon respekti për njerëzit, të mungon gjuha e një intelektuali, të mungon gjithçka. Tani je bërë edhe paranojak, kahdo që sillesh po të duket që po të kapërdinë Sami Lushtaku dhe PDK-ja. Në fakt, të gjithë paraardhësit e tu në LVV kanë përfundu në PDK, nuk është hiq qudi nëse edhe ti përfundon aty, por me sa unë i njoh këta të PDK-së edhe nëse shkarravitesh nëpër llaq, nuk të pranojnë ty. Më përpara kanë pranu njerëz si ti, por kanë marrë mësim.

Ti zotri Mehani, pothuajse në çdo seancë të Kuvendit, kur e kundërshtoje pothuajse çdo propozim të Bekim Jasharit tregoheshe i sert, shumë gjaknxehtë, por në fund ke dalë gjithmonë frikacakë. E di mirë që në seanca vijshe me bodigarda, pas sulmit ndaj Malsor Bejtës, të cilin mbase ti e lë në ‘thes’.

Ti ke thëne në sqarimin tënd se asnjë bashkëpunim me Bekim Jasharin nuk e keni pasur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. “Bash asnjë. Opinioni e din që Bekimi i ka bojkotuar zgjedhjet, ndërsa njerëzit e tij dihet së për kënd kanë anuar. Sigurisht që ky anim nuk ishte për Lëvizjen”, ke thënë. Unë tani të pyes për çfarë arsye Bekim Jashari i bojkotoi zgjedhjet, pse i pari i Skenderajt i orijentonte njerëzit e vet që ta votojnë Vetëvendosjen e në asnjë mënyrë PDK-në? Si i shpjegon ti këto ‘vardisje‘ të Bekim Jasharit në raport me Albin Kurtin, Glauk Konjufcen dhe Vjosa Osmani. Çfarë ndodhi që pak ditë pas zgjedhjeve Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci të moren me vete me e vizitu babain e katër djemëve të vrarë në betejen e Likoshanit, Sheremet Sejdiu, asnjë tjetër, vetëm ty. A të kujtohet ty zotëri Mehana, a ke kundërshtu ndonjë propozim, apo vendim të Bekim Jasharit, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, bash asnjë. Çfarë ndodhi me ty si asamblisti ma ‘herceg’ në Kuvendin e Skenderajt.

Ti zotëri Mehana ke qenë kundër Parkut të Biznesit në Marinë, kundër Statutit të Komunës, kundër buxhetit të Komunës, jeni marrë madje edhe me WC në gjimnaz, e ndoshta jeni edhe fajtori kryesor që sot nuk ka opozitë të fortë në Kuvendin e Skenderajt, sepse më shumë i ke sulmuar kolegët opozitarë se sa ata të pushtetit. Dhe çfarë ndodhi tani që ti nuk e hap fare gojen në mbledhjet e Kuvendit. Çka të qesin përpara ti vetëm ia bën aminin.

Paske thenë ti zotëri se portaleve të Sami të Lushtakut (do të thotë qenkan shumë) iu paskan bashkangjitur në valle edhe ato të Bekim Jashari (edhe këto qenkan shumë). “Të parët me sherr e të dytët nga mosdija”, ke thenë. Sa here t’i zotëri ke dërguar diçka për botim në Vision Mega, për të parë nëse ky portal është i Sami Lushtakut, siç po thua ti, për të tjerët nuk e di në kë ke aluduar.

Në mënyrë të barabartë Vision Mega e ka përcjellë jo vetëm fushatën, por edhe informacionet tjera, edhe të PDK-së edhe të AKR-së edhe të LDK-së. Aq sa na kanë dërguar materiale, aq edhe i kemi botuar, pas asnjë ndërhyrje. Por ti je tjetër tip njeriu, nuk të lë krenaria me bashkëpunu me portalet tona, sepse e konsideron veten tepër të madh “për m’u marrë me këta poshtë”. E krejt në këtë dua të pys se cili qenka faji i portalit Rajoni.org apo i portaleve tjera, vetëm që e ka përcjell shkrimin e Vision Mega a? Ti sigurisht nuk e di që të gjitha mediet elektronike i përcjellin shkrimet e njëra-tjetrës, natyrisht duke e cituar burimin.

Dhe në fund të them edhe diçka. Me sa di unë, e këtë mbase e dinë të gjithë, LVV nuk i ‘duron’ njerëzit si ti në parti. Për këtë më së miri tregon rasti i të ndjerës Ajnishahe Halimi.

Most Popular