Home Lajme Policia në "zbatim" të ligjit, dënon imamin për shkak të xhumasë

Policia në “zbatim” të ligjit, dënon imamin për shkak të xhumasë

Policia e Kosovës sot ka dënuar imamin e një xhamie në Gjilan, këtë e ka bërë të ditur vetë imami në një postim në facebook, ku policia po shfaqet me standarde të dyfishta, ku sipas tij virusi ishte edhe në kohë fushate. E arsyeja e dënimit ishte se ishin mbledhur më shumë se  persona në faljen e namazit të xhumasë. Imami këtë veprim e cilësoi si me atë  në kohën e komunizmit.

Ky është postimi i tij i plotë.

Të nderuar xhematlinj, sot ndodhi një akt i shëmtuar nga policia e Kamenicës.

Unë si imam i fshatit Roganë, u dënova sot për shkak se kisha në xhami më shumë se 10 xhematlinj.

Në xhami me dy standarde, në zgjedhje s’vlejnë masat, nuk vlen as pandemia.

Deri dje, nuk kishte kurrfarë masash, ani pse virusi ishte prezent.

Unë i kam njoftuar xhematin, andaj edhe nuk mbaj përgjegjësi.

Jam këtu për të falur namazin, jo për ta ruajtur derën e xhamisë se kush hyn e del!

Faleminderit policise, që na e kujtuan kohën e komunizmit!

Most Popular