Home Sport Xavi po shijon suksest si trajner, mbyll sezonin pa humbje

Xavi po shijon suksest si trajner, mbyll sezonin pa humbje

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, është duke shijuar sukses të jashtëzakonshëm me Al Saddin si trajner.

Nga 22 ndeshje që ka zhvilluar Xavi këtë sezon me skuadrën e tij, ka fituar 19 prej tyre dhe ka barazuar 3 prej tyre, transmeton lajmi.net.

Al Sadd është gjithashtu skuadra me më së shumti gola të shënuar (77) dhe ka pranuar më së paku gola (14).

Xavi është lidhur me një kthim të mundshëm në klubin e Barcelonës, ku ka fituar 6 trofe deri tani.

Me ardhjen e Joan Laportas si president, gjasat për një rikthim të mundshëm në klubin ku ai është rritur janë shtuar.

Most Popular