Home Lajme Kenia, Meksiko e India kërkojnë rifillimin e dialogut

Kenia, Meksiko e India kërkojnë rifillimin e dialogut

Kenia, Meksiko, India por dhe Nigeria kanë kërkuar të rifillojë dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Po  vazhdon mbledhja  e  Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, rreth raporti të Kosovës, ku po  flasin përfaqësues të shteteve të ndryshme, të cilët në fokus të fjalimeve të tyre kanë dialogun – raporton Syri Kosova.

Kenia ka rekomanduar që Kosova të nis dialogun me Serbinë sa më parë pasi kjo gjë mund të çoj sa më parë deri në zgjedhjen finale të mosmarrëveshjes.

Edhe Meksiko kërkoi që dialogu të angazhohet Kosova në dialogu duke respektuar marrëveshjet paraprake.

Përfaqësuesi i Indisë fillimisht në fjalimin e tij u ndal tek roli i UNMIK-ut, e që sipas tyre ky mision nuk duhet të largohet nga Kosova dhe se është e nevojshme qëndrimi i tyre këtu.

Tutje vlerësoi konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve dhe se kërkoi që të nis sa më parë dialogu mes Prishtinës e Tiranës e të punojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit.

Kurse përfaqësuesi i Estonisë përveç që vlerësoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente, ai nuk la pa përmendur edhe punën e Gjykatës Speciale. Si të tjerët edhe Estonia kërkoi që të kemi më shumë angazhim në procesin e dialogut dhe të kemi një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse sipas së drejtës ndërkombëtare, që do të ofronte një zgjidhje të pranueshme nga të gjithë.

Most Popular