Home Lajme Liburn Aliu ia anulon tenderin milionësh ish-ministrit të LDK-së

Liburn Aliu ia anulon tenderin milionësh ish-ministrit të LDK-së

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, ka anuluar një tender të hapur pak kohë më parë nga ish-ministri Arban Abrashi.

Bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024.

Ky tender kap vlerën rreth 44 milionë euro.

Data e vendimit mbi anulimin e procedurës është 14 prill.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Image
Image
Image

Most Popular