Home Lajme Kur flitet për pasuri, këta janë 6 milionerët e VV-së

Kur flitet për pasuri, këta janë 6 milionerët e VV-së

everia e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të saj ka miratuar koncept-dokumentin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme dhe Pajustifikueshme. Ky koncept-dokument me miratimin në qeveri i është dërguar Kuvendit dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme, mund të shndërrohet në ligj.

Ajo që ka nxitur më së shumti shqetësimin e juristëve, është fakti se qeveria me anë të këtij koncept-dokumenti, synon që pa një vendim gjykate të konfiskojë pasurinë e personave të hetuar nga mekanizmi i krijuar nga vet ajo. Kësisoj, qeveria synon përjashtimin e Gjykatës dhe Prokurorisë nga ky proces, duke konfiskuar pasurinë në një procedurë civile.

Mirëpo, edhe në partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosje,  janë një varg zyrtarësh që kanë pasuri marramendëse, e që ndër vite e kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Të njëjtit, nuk dihet nëse do të jenë subjekt i hetimit të mekanizmit të krijuar nga ky ligj, pasi që nga partitë opozitare ka pasur dyshime se kjo mund të shfrytëzohet si mjet kundër oponentëve politik.Reklamë

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme.

Vetëm pronat e ministrit aktual të Punëve të Brendshme kapin shifrën e gati dy milionë eurove.

Sveçla në pronësi të përbashkët ka dy lokale afariste, një në vlerë 600 mijë, e tjetri në vlerë 650 mijë euro.

Përveç tyre, shtëpia e Sveçlës kap vlerën e 600 mijë eurove, teksa trualli 100 mijë.

Jahja Kokaj – Deputet i Vetëvendosjes.

Pasuri milionëshe ka edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Jahja Kokaj.

Ky i fundit, në AKK ka të deklaruar një shtëpi me bibliotekë në vlerë prej 480 mijë eurosh.

Një dyqan në vlerë 380 mijë euro, një shtëpi tjetër në vlerë 140 mijë euro, si dhe dy banesa, një në vlerë 80 mijë, e tjetra 85 mijë euro.

Të gjitha këto, Kokaj i ka në emër të tij, shkruan tutje lajmi.net.

Në pronësi të veten ai ka edhe një veturë në vlerë 12 mijë euro.

Në bankë, ai ka hiç më pak se 87 mijë euro të cilat janë në pronësi të tij dhe familjarëve.

Alban Hyseni – Deputet i Vetëvendosjes.

Edhe deputeti Alban Hyseni ka një pasuri të majme në emër të tij.

Në AKK ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë euro, një shtëpi tjetër në po të njëjtën vlerë, një shtëpi të tretë në vlerë 50 mijë euro.

Po ashtu, në AKK të deklaruar ka edhe katër parcela toke në vlera të ndryshme.

Valon Ramadani – Deputet i Vetëvendosjes.

Pasuri vërtetë marramendëse ka edhe deputeti i VV-së, Valon Ramadani.

Madje, të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, në emër të prindit, Ramadani ka  truall që vlenë hiç më pak se 2 milionë e 300 mijë euro.

Një tjetër truall i prindit të tij kap vlerën e 795 mijë eurove, teksa një tjetër parcel 300 mijë euro.

Ai ka edhe një shtëpi banimi në vlerë 35 mijë euro.

Në garazhën e familjes Ramadani janë dy vetura: Një në vlerë 5 mijë e 500 euro, një në vlerë 15 mijë.

Mytaher Haskuka – Kryetar i Prizrenit.

Në emër të tij, i pari i Prizrenit ka të deklaruar një shtëpi banimi në vlerë prej 300 mijë eurosh.

Në emër të prindit, ai ka të deklaruara dy shtëpi, një në vlerë 300 mijë, e një në vlerë 270 mijë euro.

Në pronësi të prindit ka edhe dy shitore, një në vlerë 150 mijë, e tjetra në vlerë 120 mijë euro.

E veç ara punuese, në emër të prindit Haskuka ka në vlerë prej më shumë se 1 milion. Të deklaruar një të tillë e ka në vlerën e 800 mijë eurove, teksa një tjetër në vlerën e 300 mijë eurove.

Në pronësi të veten,  ai ka të deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 54 mijë eurosh.

Familja e tij ndërkaq posedon tri vetura, një në vlerë 7 mijë, një 6 mijë, dhe një tjetër 17 mijë euro.

Agim Bahtiri – Kryetari i Mitrovicës së Jugut.

I dalë në VV nga AKR, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri veç një pronë në pronësi të përbashkët e ka në vlerën e 6 milionë e 250 mijë eurosh.

Përveç kësaj, ai ka edhe katër shtëpi, të gjitha në pronësi të përbashkët të deklaruara.

Një shtëpi kap vlerën e 860 mijë eurove, dy në vlerën e 150 mijë eurove, teksa një tjetër në vlerën e 200 mijë eurove.

Ai vozit një veturë në vlerë të 10 mijë eurove, teksa ka edhe 20 mijë euro në bankë.

Most Popular