Home Sport Dikur kishte pesë Bunjakë, tani Kombëtarja e Kosovës s’ka asnjë! A e...

Dikur kishte pesë Bunjakë, tani Kombëtarja e Kosovës s’ka asnjë! A e dini ku luajnë ata?

Kombëtarja e Kosovës në futboll ishte akuzuar dikur nga tifozët që në ekip po ftoheshin vetëm lojtarë me mbiemër ‘Bunjaku’.

Madje kjo akuzë i shkonte direkt ish-përzgjedhësit, Albert Bunjaki – kinse ai po i fton familjarët e tij në ekipin ‘Dardan’, shkruan IndeksOnline

Megjithatë në shumë intervista të dhëna, ish-trajneri i Kosovës ishte deklaruar se nuk ka asgjë familjare me emrat që i ftonte në ekip.

Gjatë vitit 2014, Kosova kishte ftuar katër lojtarë me mbiemrin Bunjaku, ishte: Alban Bunjaku, Imran Bunjaku, Enis Bunjaku dhe Albert Bunjaku (sulmuesi). Në vitet e fundit, sidomos që nga ardhja e trajnerit Bernard Challandes, në ekipin ‘Dardan’ nuk kemi parë më asnjë mbiemër ‘Bunjaku’.

Ku janë këta futbollistë dhe në cilat skuadra luajnë?

Sulmuesi Albert Bunjaku nga Gjlani, është në prag të pensionimit dhe është në moshë 37-vjeçare. Ai po luan te skuadra e Viktoria Koln. Madje në 21 paraqitjet e fundit, ka shënuar 3 gola dhe ka bërë një asist.

Sulmuesi 23-vjeçar, Enis Bunjaki – i cilësuar si një super talent. Madje kishte arritur të luante te Eintracht Frankfurti gjatë vitit 2015/16, tani është pjesë e skuadrës së Hessen Dreieich (që bën gara në Ligën Regjionale). Pasi që Kosova nuk e ftoi më që nga viti 2014, Enisi luajti për Gjermaninë në tre grupmosha: U18, U19 dhe U20. Këtë sezon, ai ka pesë paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol.

Mesfushori, Alban Bunjaku – i cili e nisi karrierën në Sevilla të Spanjës, pastaj luajti edhe për ekipin e Arsenalit, u pensionua nga futbolli gjatë vitit 2017/18. Ai pati probleme me ligamentet e gjurit, prandaj i dha fund aventurës si futbollist. Ai luajti edhe për klubin holandez, Dordrecht dhe atë anglez, Derby County.

Mbrojtësi, Imran Bunjaku – për momentin është pa skuadër. 28-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Schaffhausen, por që nga muaji shkurt i këtij viti ka mbetur pa skuadër. Ai ishte ftuar te Kosova në miqësoret e vitit 2014. Imrani dikur ka luajtur edhe për klubin e Zurich dhe Grasshoppers.

Albert Bunjaki – ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, pas një pauze të gjatë është rikthyer në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai kohët e fundit përmes mediave ka treguar se është duke shkruar një libër që ka të bëjë me historinë e ‘Dardanëve’.

Most Popular