Home Lajme Qytetari i Drenasit gjendet i vdekur në autostradë, ai ishte i gjakosur

Qytetari i Drenasit gjendet i vdekur në autostradë, ai ishte i gjakosur

Policia e Kosovës ka gjetur të vdekur një person në Malishevë gjatë ditës së sotshme.

Indeksonline përmes burimeve mëson se personi i vdekur është A.B nga fshati Vasilevë i Drenasit.

Ai është gjetur i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete. Në lidhje me këtë rast,

Rastin e ka kontaktuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj

“Rreth orës 15:00 përmes telefonit nga një qytetar – kalimtar rasti policia ka pranuar informatën se në Autostradën ,,Ibrahim Rugova” drejtimi Prizren – Prishtinë në vend parkingun – pushimoren e autostradës afër fshatit Lladroc K. Malishevë është një person i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete.”

“Në vend ngjarje ka dalë patrulla policore e cila ka konfirmuar se shihet një person i shtrirë . Ne vend ngjarje kanë dalë policia dhe ekipi mjekësorë nga QKMF Malishevë te cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësit e nevojshme të cilët janë duke u marrë me rastin. Është informuar prokurori kujdestar i cili ka dale në vend ngjarje dhe me urdhër te tij trupi i pa jetë dërgohet ne mjekësin ligjore për obduksion si dhe rasti cilësohet – hetim i vdekjes”, u shprehë ai.

Most Popular