Home Lajme Policia nuk e ndal patrullimin edhe gjatë orës policore

Policia nuk e ndal patrullimin edhe gjatë orës policore

Policia e Kosovës po vazhdon patrullimin e saj edhe gjatë orës policore. Këtë e kanë bërë të ditur në faqen zyrtare të tyre, ku primare për ta është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i aktiviteteve kriminale si dhe zbatimi i masave AntiCovid.

Policia e Kosovës, përmes patrullave policore po vazhdon angazhimin e saj në realizim të detyrave dhe aktiviteteve policore, që kan për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe zbatimin e masave AntiCovid.

Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë, e cila reflekton në interes të shëndetit publik!

Most Popular