Home Sport Deklarohet Florentino Perez, presidenti i Superligës Evropiane

Deklarohet Florentino Perez, presidenti i Superligës Evropiane

Florentino Perez, presidenti i Superligës Evropiane – garës së sapo formuar evropiane – ka thënë se synimi i kësaj gare është ta ndihmojë futbollin në çdo nivel.

Superliga Evropiane u krijua edhe zyrtarisht në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, me gjithë kritikat e ashpra dhe komentet negative, raporton Gazeta Express.

Superliga u formua nga 12 klube të mëdha spanjolle, angleze dhe italiane, si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, AC Milan, Arsenal, Chelsea, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham.

Asaj pritet t’iu bashkohen edhe tri klube të tjera anëtare të përhershme në ditët në vijim.Reklamë

“Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta çojmë në vendin e duhur në botë”, tha Perez, presidenti i parë i Superligës Evropiane.

Perez, i cili javën e kaluar e vazhdoi mandatin si president i Real Madridit edhe për katër vjet, shtoi: “Futbolli është sporti i vetëm në botë më me shumë se katër miliardë tifozë dhe përgjegjësia jonë si klube të mëdha është t’iu përgjigjemi dëshirave të tyre”, shtoi ai.

Formimi i kësaj lige është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA, si dhe nga federatat e futbollit në Angli, Itali dhe Spanjë. 

Most Popular