Home Lajme Presidentja Osmani letër nga Macron, kërkon vashdimin e dialogut

Presidentja Osmani letër nga Macron, kërkon vashdimin e dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë letër urimi nga homologu i saj në Francë, Emanuel Macron.

Pos urimit për pozitën, presidenti francez ia ka përmendur Presidentes Osmani dialogun me Serbinë, ku i ka kërkuar vazhdimin e dialogut deri të arrihet një marrëveshje.

“Një sfidë tjetër e madhe për të ardhmen e Kosovës është normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis vendit tuaj dhe Serbisë. Unë ju ftoj të vazhdoni dialogun me Beogradin, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme”, ka shkruar Macron në letrën e tij për Osmanin.

Gjithashtu Macron ka thënë se Franca do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjenike për tu përgjigjur nevojave urgjente.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në letrën e Macron.

Most Popular