Home Lajme Albin Kurti ia “dredh” Skenderajt, i emëron dy zëvendësministra nga Komuna e...

Albin Kurti ia “dredh” Skenderajt, i emëron dy zëvendësministra nga Komuna e Drenasit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ta anashkalojë krejtësisht Komunën e Skenderajt, për faktin se ‘qytetarët e Skenderajt e priten atë me vezë’ kur ai bëri fushatë në një nga lokalet në qendër të qytetit, në sheshin “Adem Jashari”.

Ai ka emëruar dy zëvendësministra në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të dy nga komuna e Drenasit. Fillimisht është emëruar zëvendësministër Bardhyl Dobra, i lindur me 17 shkurt 1986 në Drenas, e pastaj Blerim Gashani nga Tërsteniku i Drenasit, i lindur me 25 dhjetor 1974.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, Dobra është në përfundim të doktoraturës pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”, ndërkaq Gashani i ka përfunduar studimet për Komunikim Masiv dhe Gazetari në Universitetin AAB, ku edhe vijon me studimet Master.

Ky diferencim i qartë e injoron krejtësisht një pjesë të Drenicës, atë pjesën për të cilën Kurti ‘bën be’, ndonëse Vetëvendosje në Skenderaj, siç thonë edhe ata vetë dhe krekosen vazhdimisht, ‘ka kuadra edhe më të forta se që janë Dobra e Gashani’, por që Kurti ka vepruar ‘me hile’.

Tani shtrohet një pyetje për krerët e Vetëvendosjes në Skenderaj: “A keni guxim t’i thoni Albin Kurtit çfarë po bën kështu, e na ku jemi?”.

Most Popular