Home Lajme Gazetari i njohur nga Skenderaj i përgjigjet ashpër VV-së

Gazetari i njohur nga Skenderaj i përgjigjet ashpër VV-së

Pronari i gazetës vision-mega ka reaguar ashpër ndaj kritikave që i janë bërë mediave lokale nga Kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

“Për Kamishin mos të flasim hiq, i paska ardhë inat që ‘i ka dhënë mësim Vitisë’ se çfarë duhet të bëjë për t’i siguruar vaksinat. Po të kishte fuqi edhe guxim, Mehana do t’i binte grushta Arben Vitisë, pse e pranoi Bekim Haxhiun me i tregu se si mund të sigurohen prej 500 mijë deri në 3 milionë vaksina” ka shkruar Gecaj në fb.

Shkrimi i plotë:

‘Filozofi’ i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehana, qenka zgjuar nga agonia e thellë që ka rënë, pas ‘shqelmave’ që ia dha padroni i tij, Albin Kurti, kur se vuri fare në ‘pullë’ papagallin e tij në Skenderaj, por dy zëvendësministra i mori në Drenas. Nga agonia, në të cilën ka rënë ‘filozofi’ ynë, e ka zgjuar Ganimete Musliu, e cila siç po e thotë edhe vetë ai, ‘po ia zë frymën’ në çdo hap.

Për Kamishin mos të flasim hiq, i paska ardhë inat që ‘i ka dhënë mësim Vitisë’ se çfarë duhet të bëjë për t’i siguruar vaksinat. Po të kishte fuqi edhe guxim, Mehana do t’i binte grushta Arben Vitisë, pse e pranoi Bekim Haxhiun me i tregu se si mund të sigurohen prej 500 mijë deri në 3 milionë vaksina.

E këtij Albin Kurtit, turp lë t’i vie, sepse ia ‘drodhi’ Hysni Mehanës, i cili mbase edhe i ka rënë në gjunjë, e edhe i është zvarritur, për t’ia bërë një vend në Qeveri. Dhe tani kur Mehana ‘nuk po ka çka i bën kalit, po i mëshan samarit’.

Mënyra e tij për t’i hyrë në hatër Albin Kurtit, është shembull i paparë deri më tani në politiken kosovare. Duke e sharë Hashim Thaçin e duke shpikur për të, i hyri në zemër mr. Binit, por ky i fundit, edhepse i zgërdhihej, nuk harroi për asnjë moment rrënjët e tij, ‘po edhe ky (Mehana) more është i Drenicës’ dhe më në fund e dëshmoi: ‘Ky Mehana lë të sillet në strofullen e tij, mjafton për të’. Në këtë rast Albini mbase është shërbyer me shembullin e një qeni besnik, ‘e lëshon prej zingjiri, por e mban në tel, mos me shku më larg se mund të kafshojë’.

Mendja qëmoti e sëmurë e Hysni Mehanës, se kinse unë dirigjohem nga PDK-ja (tash Sami Lushtakut nuk po guxon as emrin me ia përmend) është vërtetë qesharake, për të gjithë ata që më njohin. Gjatë punës sime prej gazetari, unë kam qenë ai që e kam kritikuar në vazhdimësi Sami Lushtakun, gjatë gjithë qeverisjes së tij me Skenderajn. Madje në disa raste edhe jam konfrontuar me të, por jo fizikisht, asnjëherë. Ti z. Mehana, atëherë ndoshta edhe nuk ke ‘ekzistu’ hiq.

Por, jo vetëm Sami Lushtaku, por edhe të tjerë vartës të tij më kohë e kishin kuptuar se gazetari e bën punën e tij dhe se secili që paguhet nga buxheti i shtetit, paguhet për të punuar mirë, e ndërsa gazetari paguhet për të punuar në gabimet e tij. Secili do të thotë e bën punën e vet. Por t’i z. Mehana nuk ke kokë për ta kuptuar këtë. Për ty, secili gazetar që shkruan me kritika për ty dhe për partinë tënde, është tendenciozë, ‘është edhe gogol’, kaq ta rrok truri yt i rrudhur.

Si nuk skuqesh hiq more zotëri prej njerëzve të Drenicës, prej bashkëfshatarëve tu, prej  kolegëve, mbase edhe nga vetëvetja, kur shpreh aq shumë urrejtje për Drenicën dhe njerëzit e saj, të cilët kanë dhënë kontributin më të madh për t’u çliruar nga Serbia. Nuk ka  asnjë koordinator tjetër i ndonjë qendre të Vetëvendosjes në asnjë komunë të Kosovës  që vjell aq shumë vrerë ndaj njerëzve të Drenicës. Dhe të gjithë e dinë pse ti e bën këtë, për hater të njeriut që në fushatë hyn në sheshin ‘Adem Jashari’ më forca speciale të Policisë së Kosovës, për t’ia bërë atij qejfin edhe me shpresen ‘për ndonjë kallamoq’.  

Edhe diçka, unë nuk jam novator e as nuk shpiku, unë shkruaj mbi bazen e asaj që shoh. Kjo mbase të dhemb ty.  Dhe ta dijsh se unë jam shumë rehat, ti nuk je rehat, sepse pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të ka ikur treni.

Në trenin e Albinit janë tjerë njerëz, për ty nuk ka vend aty, Albini të ka shtrydhë deri në maksimum, nuk mund të nxjerrë më kurgjë prej teje. Por ka mundësi që pas këtyre polemikave, më shumë për me të të nxjerrë nga situata në të cilën je katandisur, Albini edhe mund të të merr diku atje, por jetëgjatësia e jote do të jetë shumë e shkurtër. Eshtë e dhembshme për një ‘filozof’ që jeton në iluzione, që sheh ëndër me sy hapur, është e dhembshme për një ‘filozof’  që i ngulfatë të gjithë ata që janë më të zotët se ai, siç ishte rasti me Liri Loshin.

Mbase kjo është politikë e Vetëvendosjes. Por ty z. Mehana, të ka mbetur edhe një shans, ‘të bëhesh kryetar i Skenderajt’, sepse zgjedhjet për pushtetin lokal po afrohen. Mos harro, aty do t’i kesh përballë Sami Lushtakun e Bekim Jasharin, mbase edhe ndonjë tjetër. Nga i pari ke frikë dhe ‘vuan’ shumë, por me këtë të dytin edhe mund të merresh vesh, sepse zhvillimet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit tregojnë për një përafrim. Dua të ta përseris edhe një herë, Vision Mega është gazetë online që udhëhiqet nga një grup i gazetarëve me shumë  përvojë në gazetari, jo vetëm të Skenderajt, por edhe të Mitrovicës e Vushtrrisë, por shefi jam unë, Kajtaz Gecaj.

Dhe krejt në fund e kam një lutje për ty: “Ishalla e ke një të mirë!”.

Most Popular