Home Lajme Pamje nga shpërthimi i djeshëm në Hajvali (VIDEO)

Pamje nga shpërthimi i djeshëm në Hajvali (VIDEO)

Mbrëmë në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një shpërthim, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, ku thanë se ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes po vazhdon edhe sot.

“Jemi njoftuar mbrëmë rreth orës 22:30, për një shpërthim në rrugën Dëshorët e Marevcit, në Hajvali. Ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nga njësitë policore kanë vazhduar edhe sot. Rasti është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i njëjti po hetohet nga stacioni policor jugu në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Gazeta Express ka siguruar pamje afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi.

Në këto pamje shihet se si në momentin e shpërthimit pluhuri mbulon kamerën e sigurisë.

Më poshtë mund ta shihni videon e plotë:

Most Popular