Home Lajme Vdes prej covidit ish mësimdhënësi nga Skenderaj

Vdes prej covidit ish mësimdhënësi nga Skenderaj

Ka ndërruar jetë, Muhamed Bajraj, ish mësimdhënësi i shkollës “Faik Dragaj” në Leçinë të Skenderaj. I ndjeri i shërbeu arsimit me dekada.

Këtë e ka bërë të ditur, Agron Kajtazi, asamblist i kuvendit komunal të Skenderajt, shkruan rajoni.org.

“Virusi vrastar COVID 19, ç’do ditë po merr jetë.Sot e mori nga ne edhe mesimedhenesin e dekadave me radhë, kusheririn Muhamet Bajraj,” ka shkruar Kajtazi.

Postimi i ploti Agron Kajtazit në facebook:

Virusi vrastar COVID 19, ç’do ditë po merr jetë.Sot e mori nga ne edhe Mesimedhenesin e dekadave me radhë, kusheririn Muhamet Bajraj. Artist e instrumentalist i muzikes folklorike.Mesue e shumë brezave, në kohëra të rënda të terrorit dhe ne paqe. Do të na mungojë prezenca e tij n’ketë jetë duke u luturë për shpirtin e tij, të pushojë i qet në botën e amshimit.Ngushllime familjes dhe gjithë miqeve e kolegeve mesimedhenes.

May be an image of 2 njerëz, people playing musical instruments, people sitting, people standing, kitarë dhe E brendshme

Most Popular