Home Sport Vëmendja në “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Prishtina ‘luftojnë’ për finalen e madhe

Vëmendja në “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Prishtina ‘luftojnë’ për finalen e madhe

Sot (e mërkurë) do zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Llapit dhe FC Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2 – 3 në të mirë të skuadrës së Tahir Batatinas që synojnë ta mbajnë këtë rezultat, përcjellë lajmi.net.

Nga ana tjetër, Prishtina kërkon gjithashtu kualifikimin në fazën tjetër.

Cila nga skuadrat që do arrijë kualifikimin do përballet me Dukagjinin në finale, skuadër që është kualifikuar ngase Istogu në ndeshjen e parë kishte vendosur në lojë, lojtar që ishte i suspenduar.

Takimi në “Zahir Pajaziti” nis në ora 15:00.

Most Popular