Home Lajme Reagon zëdhënësi i Qeverisë: Flet për 'armiq' brenda zyrës së Kurtit

Reagon zëdhënësi i Qeverisë: Flet për ‘armiq’ brenda zyrës së Kurtit

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës janë publikuar vendimet nga mbledhja e djeshme.

Në njërin prej dokumenteve është parë nënshkrimi i kryeministrit, Albin Kurti, mbi letrën ku figuronte ende emri i Avdullah Hotit si kryeministër. 

Për këtë kanë raportuar mediat, derisa ka reaguar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Kryeziu ka drejtuar gishtin nga administrate në Zyrën e Kryeministrit, duke thënë dokumentet e shtetit po rrjedhin në media, përpara se të ndahen me zyrtarë. 

Gjithashtu zëdhënësi i Qeverisë thotë se shkresat e Qeverisë nga të njejtët po përgatiten edhe me gabime teknike.  

“Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohur nga administrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit”, ka shkruar Kryeziu.

Kryeziu ka folur specifikisht edhe për dokumentin në fjalë ku shihet nënshkrimi i Kurtit tek emri i Avdullah Hotit si kryeministër, duke thënë se i njëjti është përmirësuar e protokolluar menjëherë, po që Administrata e ka publikuar atë me gabim teknik.

“Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga administrata. 

Administrata duhet t’i shërbejë kryeminsitrit të shtetit, jo ta luftojë atë”, ka përfunduar ai.

Most Popular