Home Lajme ‘Sejmeni’ i Kurtit në Skenderaj u gjuhet medieve, i ndan në të...

‘Sejmeni’ i Kurtit në Skenderaj u gjuhet medieve, i ndan në të Sami Lushtakut e të Bekim Jasharit

Mediet i ka halë në sy. Për të, të gjitha mediet janë bërë bashkë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, thua se Vetëvendosje në Skenderaj është ndonjë fuqi politike. Ai nuk e ka të qartë, se në Skenderaj VV-ja është bishti. Ai nuk e ka të qartë gjithashtu, apo nga inati nuk dëshiron ta pranojë se në Drenicë fuqi politike është PDK-ja.

Në Kuvendin e Skenderaj VV-ja është subjekti i katërt politik, para VV-së  janë edhe AKR-ja e edhe “41000”-shi i Malsor Bejtës. Për nga angazhimi i drejtë, autoriteti dhe zhvillimi i raporteve në mes të subjekteve politike, para VV-së janë edhe LDK-ja, AAK-ja, Fjala e Nisma Socialdemokrate. Të tillë siç është tani e kanë bërë njerëzit si ‘çifti” i Hysni Mehanës, i cili shet filozofi, e në fakt nuk di asgjë dhe e ka katandisur Vetëvendosjen si është më së keqi. Ai ka marrë krah pas zgjedhjeve të 14 shkurtit kur i mori pak vota më shumë me ndihmen e Bekim Jasharit dhe tani po mendon se është bërë mbret.  

Kohëve të fundit, Mehana, si i çartur, u ka rënë në qafë medieve në Skenderaj, me akuza ‘tepër të rënda’, se po ia mbajnë anën Sami Lushtaku e Bekim Jasharit. Madje ai po e dijka edhe se cilat medie janë të Sami Lushtakut e cilat të Bekim Jasharit. Ai ka bindjen e sëmurë se Vision Mega është e Sami Lushtaku, ndëra Rajoni.org i Bekim Jasharit. Dhe për aq sa ia rrok mendja e tij, këto dy medie qenkan bërë bashkë për të vepruar kundër Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj. Edhe një herë pyes, pse kundër LVV, as mos është ndonjë fuqi politike VV-ja a? Në asnjë mënyrë.

Ky njeri që shpreh urrejtje patologjike ndaj secilit medium, i cili ‘vetëm pak devijon nga mësimet e tij’ se si duhet shkruar, tani është bërë edhe paranojak, i duket se krejt janë kundër tij.

Nuk e kam të qartë, nëse shefi i tij, Albin Kurti e di se sa dëmet ia ka shkaktuar Mehana Vetëvendosjes në Skenderaj, se po ta dinte, ai qëmoti do të fluturonte nga VV-ja. Por edhe një gjë duhet pranuar, për këso punësh të mbrapshta, Vetëvendosje nuk mund të gjejë njeri më të mirë se Hysni Mehanën./Kajtaz Gecaj – VisionMega/

Most Popular