Home Lajme Selim Selimi e 'zbulon' arsyejen se pse po e akuzon Albulena Haxhiu

Selim Selimi e ‘zbulon’ arsyejen se pse po e akuzon Albulena Haxhiu

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur lidhur me nismën e Ministres aktuale, Albulena Haxhiu, për shkarkmin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, për shkak të çështjes së një prone.

Ai ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet, meqë ky proces kishte filluar para mandatit të tij duke thënë se akuzat janë me motive krejtësisht politike.

”Sot kam qenë i detyruar që të vijë dhe të kërkoj që të ballafaqohem dhe të diskutojmë. Sot kastnecët e revolucionit, kanë dalë duke më akuzuar personalisht mua, për një çështje e cila është zhvilluar para se të vijë unë si ministër”.

”Edhe e cila ka vazhduar pasi që kam ardhë unë si ministër edhe më tutje, edhe në të gjitha nivelet, qoftë të ministrisë, qoftë të zyrës kryeministrit, për t’u mbrojtur një pronë e SHKK-së, një pronë e cila është mbrojtur, është dhënë në shfrytëzim pa u humb pronësia e saj për ta pasuruar buxhetin e Republikës së Kosovës”.

”Ka qenë në ankand publik. Çkado që them tani në emision, do duket sikur po e mbrojë një çështje të pambrojtur. Unë e kam ftuar Minstren Haxhiu dhe Blerim Sallahun që ta dërgojnë dosjen në Prokurori. Unë ka 22 vjet që punoj në sistem të Drejtësisë”.

”Në këtë prokurori dhe gjykatë, besoj, në këtë sistem të Drejtësisë, që ata nuk besojnë. Le ta dërgojnë dhe asnjëherë nuk e di cili gjykatës do ta marrë, e ta shikojnë pikë e përpe atë proces”.

”Proces që në parim ministrja Haxhiu në parim e ka aprovuar dhe është rishikuar në zyrën e kryeministrit. Kam sot thirrje, për ta, që nëse duan unë do të ballafaqohem. Ka 22 vjet që kam kontribuar në këtë sistem”.

Most Popular