Home Fun Superjahti gjigant futet mes për mes kanaleve të ngushta holandeze

Superjahti gjigant futet mes për mes kanaleve të ngushta holandeze

Nuk është çdo ditë që shihni një superjaht gjigant duke u endur nëpër kanalet e ngushta të Holandës.

Fotografi Tom van Oossanen ka qenë ai që ka kapur skenat mahnitëse të anijes 94 metra të gjatë e ndërtuar nga kantieri holandez Feadship.

Anija është një nga më të mëdhatë që kanë kaluar në kanal, duke kaluar lartësinë e shtëpive dhe kishave, ndërsa njerëzit e kanë parë me habi.

Sipas Oossanen, rreth 4-6 superjahte kalojnë përgjatë kësaj rruge çdo vit përpara se të shkojnë për prova detare, të cilat zakonisht zhvillohen në Amsterdam./e.b-abcnews.al

Most Popular