Home Sport Derbi i Drenicës mbyllet pa fitues, Arbëria mposht Besën

Derbi i Drenicës mbyllet pa fitues, Arbëria mposht Besën

Një gol i shënuar në minutën e parë të ndeshjes në takimin Drenica – Feronikeli dhe pastaj një heshtje e e gjatë deri në fund të ndeshjes kur është realizuar edhe një gol tjetër.

Ndeshja derbi e Drenicës midis nikoqirit me të njëjtin emër dhe Feronikelit ka mbaruar baraz 1-1. Golin për Feronikelin në minutën e parë e ka shënuar Simonovski. Drenica nuk u dorëzua dhe vazhduan të provonin e të shënonin në çfarë do menyre të mundshme. Kjo dha rezultat, pasi që në min (90+5′) ata arritën të shënojnë e të barazojnë shifrat në “Bajram Aliu”. Ishte futbollisti i Drenicës, Kreshnik Uka i cili u bë protagonist i takimit në fundin e ndeshjes.
Pas kësaj ndeshje Feronikeli ngjitet në vendin e pestë, derisa Drenica është në vendin e tetë.

Arbëria nuk ka lejuar befasi në fushën e saj përballë Besës së Pejës.

Lipjanasit kanë realizuar fitore me rezultat 2-1, duke e përmbysur rezultatin.

Të parët që kanë kaluar në epërsi kanë qenë pejanët me golin e Etnik Brruti.

Arbëria fillimisht ka barazuar me Marclei Santos dhe më pas Hysen Bytyqi ka shënuar për rezultatin përfundimtar 2-1.

Arbëria gjendet në vendin e nëntë në tabelë, derisa Besa në vendin e dhjetë.

Most Popular