Home Lajme Dështon Vetëvendosje në Shqipëri, Abazi larg Kuvendit të Shqipërisë

Dështon Vetëvendosje në Shqipëri, Abazi larg Kuvendit të Shqipërisë

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shipëri dhe kanditat për deputet atje, Boiken Abazi ka reaguar se janë duke iu vjedhur votat gjatë procesit të numërimit, ai e ka bërë të  ditur ne profilin e tij në facebook.

Ai për këtë ka akuzuar PS-në dhe Edi Ramën, duke thënë se votat e tyre ose po u bëhen të pavlefshme ose po i ipen Partisë Socialiste.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS”.

“Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim”, ka shtuar ai.

Most Popular