Home Lajme Gjarpri më helmues në Evropën Qendrore Vipera shfaqet edhe në Kosovë

Gjarpri më helmues në Evropën Qendrore Vipera shfaqet edhe në Kosovë

Një vrapues nga Prishtina dhe adhurues i zvaranikëve, Jusuf Islami, ka publikuar fotografi të cilat i ka shkrepur vet të gjarprit më të rrezikshëm në Evropën Qendrore, Vipera.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Islami ka shkruar se ky lloj gjarpri nuk sulmon vetëm në rast se provokohet apo dikush shkel rastësisht afër tij.

“Disa fotografi nga afër se si duket gjarpri më helmues në Evropë i cili gjendet edhe në vendin tonë Është gjarpri më helmues në Evropë, por përkundër se e ka helmin të rrezikshëm, për nga sjellja dhe veprimi është mjaft më i ngathët se të tjerët, jo inteligjent dhe letargjik i cili nuk kafshon njeri pos nëse provokohet dukshëm, apo rastësisht shkelni afër tij.” shkruan Islami në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Përshëndetje miq një takim i rastësishëm me këtë bukuroshin   Adrenalina 100% 

Nepërka me bri (vipera ammodytes) është gjarpër helmues që bën pjesë në familjen “viperidae” dhe që arrin gjatësinë mbi 90 cm dhe kështu është gjarpri helmues me i gjatë i Evropës qendrore.

May be an image of snake dhe natyrë

Most Popular