Home Lajme Qeveria i reagon shefit të BE-së, mohon se Kurti do të takohet...

Qeveria i reagon shefit të BE-së, mohon se Kurti do të takohet me Vuçiqin më 11 maj

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se pret që të ketë një rund të radhës të dialogut Kosovë – Serbi më 11 maj, shkruan Syri.net Kosova.

“Shpresoj të kemi një rund të radhës të dialogut në datën e paraparë 11 maj. Nuk kam asgjë për të ofruar, vetëm dua të shpjegojë sa i rëndësishëm është të vazhdohet ky dialog”, ka thënë Borell.

Por zyra e kryeministrit Kurti ka reaguar duke thënë se nuk kanë marrë kurrfarë ftesë as njoftim për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge”, ka shkruar Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në Facebook.

Ai thotë datat dhe agjendat e takimit kanë kuptim kur ka dakordim.

“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, ka shkruar ai.

Most Popular