Home Lajme Zyrtari i LDK-së në Presidencë për t’ia uruar Vjosës, pozitën e presidentes

Zyrtari i LDK-së në Presidencë për t’ia uruar Vjosës, pozitën e presidentes

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Xhafer Tahirin, zyrtar i LDK-së.

Ky i fundit që mban pozitën e kryetarit të Vushtrrisë thotë se i shkoi në vizitë Osmanit për ta uruar për pozitën e re.

“Pata knaqësinë ti uroj Presidentes së Republikës, Dr. Vjosa Osmani, detyrën më të rëndësishme në krye të institucioneve të Kosovës!”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ish-kandidatja e LDK-së për kryeministre u zgjodh presidente e Kosovës më fillim të këtij muaji.

Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për deputete me listën Vetëvendosja, për zgjedhjen e saj Presidente në kuvendin e Kosovës mori 71 vota, nga 82 deputetë sa morën pjesë në votim.

Most Popular