Home Lajme Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

07:00Infermieri Enlirat Duraku do të hyjë në grevë për mos pagesën e orëve shtesë e ndërrimit të natës.

10:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020 si dhe shqyrton Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-qershor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

11:00Komisioni për Shëndetësi miraton fushëveprimin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

18:00Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje (Hashtag)”. (Platforma “Zoom”)

Most Popular