Home Sport Mayweather rikthehet në ring për përballjen ndaj Logan Paul

Mayweather rikthehet në ring për përballjen ndaj Logan Paul

Pas më shumë se tri viteve larg ringut, Floyd Mayëeather do rikthehet për përballjen ndaj youtuberit të famshëm, Logan Paul me 6 qershor në stadiumin “Hard Rock” në Miami.

Pas shtatë muajve duke ndryshuar datën e ndeshjes, më në fund është caktuar data vendimtare, transmeton lajmi.net.

Ndeshja në fillim ishte paraparë të zhvillohet me 20 shkurt, por u shty me Paul që pretendonte se ishte Floyd ai që nuk ‘guxonte’.

Mayweather nuk ka luftuar që me Conor McGregor me 26 gusht 2017, që shihej si ndeshja e tij e fundit profesionale.

Derisa, Paul ka humbur ndeshjen e vetme profesionale kundër William Olatunji në 9 shtator 2019.

Mayweather ka përfunduar karrierën profesioniste pa humbje në rekord prej 50 fitoreve, 27 prej tyre me nokaut.

Most Popular