Home Sport Prishtina, Ballkani dhe Drita synojnë tre pikët e radhës dhe Drenica që...

Prishtina, Ballkani dhe Drita synojnë tre pikët e radhës dhe Drenica që t’i ikë zonës së nxehtë

Xhiro e 31-të e Superligës së Kosovës në Futboll do të vazhdojë edhe të mërkurën. Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet the Therandë pasi që Prishtina do të takohet me Trepçën 89 ndërsa Ballkani e pret Llapin.

Dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00 dhe transmetohen në Art Sport 1 respektivisht në Art Sport 2. Ndërsa takimi tjetër do të jetë mes Gjilanit dhe Drenicës, me këta të fundit që udhëtojnë për rezultat pozitiv duke ditur se janë duke luftuar për mbijetesë. Ndeshja fillon në orën 15:00 dhe transmetohet në Art Sport 3. Teksa ndeshja e fundit e xhiros së 31-të luhet në Pejë mes modestëve të Besës dhe Dritës.

15:00                     PRISHTNA – TREPÇA 89                                 ART SPORT 1

Kryendeshja e javës së 31-të do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Bardhekaltërit pas triumfit në Gjilan ndaj Dritës me rezultat 2:1, në rrugën drejt luftës për titull kampion do të sfidohen nga Trepça 89, që janë vetëm pesë pikë larg zonës ku të dërgon në ligën e parë.

Deri më tani Prishtina është në seri prej katër fitore rresht teksa renditet në vendin e tretë me 63 pikë, një më pak se Ballkani e Drita lidere. Ndërsa Trepça 89 pozicionohet në vendin e shtatë me 35 pikë të grumbulluara.

Në tri takimet e zhvilluara këtë sezon, Trepça 89 ka triumfuar njëherë ndërsa Prishtina ka fituar në dy raste.

15:00                     BALLKANI – LLAPI                             ART SPORT 2

Ndeshja e dytë e ditës së mërkurë do të zhvillohet në Therandë. Pas fitores minimale 1:0 ndaj Gjilanit, të përzgjedhurit e Bledi Shkëmbit janë liderë të Superligës teksa në ndeshjen e dytë rresht në shtëpi, do t’i bëjnë konak Llapit që vjen me seri prej dy fitoreve rresht.

Ballkani është në vendin e parë të klasifikimit me 64 pikë ndërsa Llapi që po synon me anë të Kupës të dalë në garat evropiane, për momentin rënditet në vendin e pestë me 39 pikë.

Dy skuadrat janë takuar katër herë këtë sezon, njëherë në Kupë dhe tre herë në Superligë. Në këto ndeshje dy skuadrat kanë nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

15:00                     GJILANI – DRENICA                          ART SPORT 3

Ndeshje shumë interesante do të jetë edhe ajo në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit. Nikoqirët në krye me Ismet Munishin po synojnë ta ruajnë vendin e katërtë në tabelë pasi është jashtë objektivave këtë sezon. 11-shja gjilanase do të jenë nikoqir të Drenicës që po mundohen sa më parë ta sigurojnë qëndrimin në elitë.

Gjilani rënditet në vendin e 4 të klasifikimit me 43 pikë të grumbulluara ndërsa Drenica është në vendin e 8 me 34 pikë të fituara.

Dy skuadrat janë takuar tre herë këtë sezon, teksa në dy ndeshje janë ndarë në paqe 0:0 ndërsa njërën ndeshje e ka fituar Gjilani minimalisht 1:0.

Most Popular