Home Lajme Njihuni me personin që shiti shtëpinë e tij dhe i dhuroi paratë...

Njihuni me personin që shiti shtëpinë e tij dhe i dhuroi paratë për fondin “vendlindja thërret”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar një fotografi me Ekrem Jasharin, historinë e të cilit e ka rrëfyer ai vet.

Me anë të një postimi në Facebook, Zeka ka treguar se si Jashari e kishte shitur shtëpinë e tij në Zvicër për t’i ndihmuar Kosovës në luftë. Mjetet e shtëpisë së tij, ai i kishte dorëzuar në fondin “Vendlindja thërret”.

Postimi i plotë i Zekës:

Ky njeri e shiti shtepine per luften e Kosoves

Ky eshte Ekrem Jashari, nga Ferizaj i Kosoves. Per shkak te perndjekjeve, dikur, ne vitete 90-ta, ishte arratisur ne Zvicer. Edhe pse katunar i rritur ne qytet, kishte ditur ta perzgjedhe Geneven, qytetin me te bukur te Zvicres. Kur kishte filluar lufta ne Kosove, ne fondin e luftes “Vendlindeja therret” kishte vetem disa mijera euro. Baci Ekrem e shiti shtepine, dhe parat i dorezoje tek ky fond.

Baci Ekrem vazhdon me qene nje njeri qe tere jeten ka qendruar vertikalisht. Majtist i perbetuar, dhe njeri i mrekullueshem. 

Most Popular