Home Lajme 75 vjeçarja grumbullon mbeturinat nga i gjithë qyteti i Mitrovicës, i...

75 vjeçarja grumbullon mbeturinat nga i gjithë qyteti i Mitrovicës, i vendos në oborr

Një grua 75 vjeçare me inicialet F.LL po grumbullon mbeturinat e Mitrovicës dhe po i dërgon në oborrin e shtëpisë së vetë.

Nga sasia e madhe e mbeturinave të grumulluara, oborri i saj ka marrë pamje të një deponie bërlloku, shkruan Jepi zë.

Fqinjët e saj ankohen pasi nga mbeturinat dhe ndotja e madhe, kanë dalur edhe brejtësit e gjarpërinjët.
Sipas tyre, ka 3 vite që kjo grua është duke grumbulluar mbeturina në gjithë qytetin e Mitrovicës dhe po i sjell në lagjen e tyre që gjendet pranë kishes ortodokse.

Banorët kanë thënë se kanë njoftuar disa herë organet kompetente dhe Policinë e Kosovës, ndërkohë që shprehin edhe frikën për ndezjen e ndonjë zjarri që do të mund të kishte pasoja të mëdha.

Most Popular